Tinos photoalbum







Συκουτρής - Εστιατόρια - Fast Food

Τύπος - Γραφικές Τέχνες - Εκδόσεις - Διαφημιστικά




-Unë ëndërroja një ditë të mësonin fëmijët gjuhën tonë amtare. Pa përpjekje asgjë nuk do të realizohej, sidomos pa kontributin e kryetarit të Bashkisë, Panajotis Krondiras. Më kujtohet kur më thanë në Bashki “Veronika, mos u nxito, të gjitha do të bëhen”, në atë çast unë e kuptova se ëndrra jonë ishte bërë realitet...

Të dashur fëmijë, juve jeni sot këtu, në klasën e gjuhës shqipe me ndihmën e vendasve, por edhe falë kontributit të bashkatdhetarëve tanë. Falenderoj sot për vizitën e tij Ambasadorin e Shqipërisë, z.Dashnor Dervishi dhe kryetarin e Lidhjes së Mësuesve të Gjuhës Shqipe në Greqi, z. Lorenc Koka. Falenderojmë për ndihmën, për librat që sjellin falas për të gjithë fëmijët, librin e Abetares dhe Fletën e Punës, pa të cilat nuk do të ishte e mundur të kryenim saktë orën e mësimit”.

Nënkryetari i Bashkisë së Tinos, Stefanos Laguros, rrëfeu me pak fjalë miqësore aktivizimin e të gjithëve sëbashku për funksionimin e idesë së mësueses shqiptare: “Këshilli Bashkiak i Tinos e mbështeti me dashamirësi e përpikmëri përpjekjen e mësueses Veronika Shkurti. Çfarë bëmë? Thjesht miratuam dhe mbështetëm një ide pozitive dhe humane, elementare për ne dhe emigrantët shqiptarë në Tino, por një arritje e madhe për një mësuese kaq aktive që sot duhet të ndjehet shumë krenare. Urime mësuese Veronika!  Jemi një popull që e kemi jetuar gjatë emigracionin, e dimë shumë mirë çdo të thotë të rritesh në vend të huaj, prandaj dhe e konsiderojmë shumë të rëndësishëm faktin që fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën amtare. Kështu, një ditë, kur të vizitojnë atdheun ose të kthehen përgjithmonë, nuk do të jenë të huaj në vendin e tyre”. 

Nga ana e tij, z.Dashnor Dervishi, Ambasador i Shqipërisë në Greqi, përshëndeti të pranishmit në emër të Ambasadës së Shqipërisë në Greqi dhe të qeverisë së Shqipërisë: “Është një kënaqësi shumë e madhe që ndodhem në ishullin tuaj, akoma më tepër për faktin se vizitën e parë e kryej për klasën e gjuhës shqipe, ku takoj këta fëmijë kaq të bukur e kaq të mirë, që flasin kaq mirë gjuhën shqipe dhe gjuhën greke. Sot unë kam patur fatin e madh të kem përkthyesen më të mirë gjatë gjithë viteve të karrierës sime.





 

 

Home | Γενικές πληροφορίες | Η ζωή της πόλης | Επαγγελματικός οδηγός | Τουριστικός οδηγός | Διασκέδαση | Περιβάλλον | Τεχνολογία | Διάφορα | Web design |Links |Επικοινωνία |Χάρτης του Site |Πείτε μας τη γνώμη σας


Copyright © 2003 Vincenzo Travel Agency. All rights reserved.
Web design
Vincenzo Family Hotel Rooms and accomodation in Tinos island, Cyclades, Greece