Tinos photoalbum







Συκουτρής - Εστιατόρια - Fast Food

Τύπος - Γραφικές Τέχνες - Εκδόσεις - Διαφημιστικά




Me abetare mësoj, të shkruaj e të lexoj...

“Le të ndjekim një orë të zakonshme mësimi, pa shqetësime, si veproni çdo javë. Ne jemi këtu për juve, për nxënësit” dëgjohet diku nga bangat e rreshtit të mesëm zëri i ambasadorit të Shqipërisë, z. Dashnor Dervishi.

Mësuese Veronika Shkurti, më në fund ka realizuar misionin e saj, ëndrra (se ëndërr ishte, kush e besonte) është bërë realitet! Shumë e emocionuar, në sytë e kthjellët gjurmojnë lotët e lumturisë, ajo gjen forcën të mos e mposhtin. “Të dashur fëmijë. Të dashur prindër”. Kaq thjeshtë e ëmbël. Më pas heshtja mbizotëron në klasë!

***

Klasa e shkollës fillore nr 2, në ndërtesën tradicionale ishullore është e mbushur me fëmijë e të rritur. Në monopatet e ngushta të Tinos sapo kemi arritur, nuk kemi kohë për të humbur, fillon mësimi dhe duhet të shpërndahen abetaret e gjuhës shqipe. Të mbështetur në gurët e mermertë presin prindërit, emigrantët shqiptarë të Tinos, në banga të ulur nxënësit e orës së mësimit të së dielës, në këmbë më të rriturit, të klasës së dytë. Bie zilja dhe në mes të vogëlushave dallon një i rritur, Ambasadori i Shqipërisë, z. Dashnor Dervishi, pranë bashkëpunëtores më të denjë dhe  me fjalët e tij “përkthyesja më e mirë në karrierën e gjatë” Sara Zenuni, vogëlushja nga Kuçova me nota të shkëlqyera.

Aktiviteti ka filluar, mësuese Vera falenderon të pranishmit, Ambasadorin e Shqipërisë, Kryetarin e Lidhjes së Mësuesve Lorenc Koka, zv/kryetarin e Bashkisë së Tinos, Stefanos Laguros, miqtë grekë pa të cilët nuk do të ishte arritur ky rezultat.

next

back




 

 

Home | Γενικές πληροφορίες | Η ζωή της πόλης | Επαγγελματικός οδηγός | Τουριστικός οδηγός | Διασκέδαση | Περιβάλλον | Τεχνολογία | Διάφορα | Web design |Links |Επικοινωνία |Χάρτης του Site |Πείτε μας τη γνώμη σας


Copyright © 2003 Vincenzo Travel Agency. All rights reserved.
Web design
Vincenzo Family Hotel Rooms and accomodation in Tinos island, Cyclades, Greece