Tinos photoalbum







Συκουτρής - Εστιατόρια - Fast Food

Τύπος - Γραφικές Τέχνες - Εκδόσεις - Διαφημιστικά





Mrekullia e “Ungjillëzimit të Perëndilindëses”

Të gjunjëzuar shpirtrat besimtarë zvarriten nëpër kalldrëmet e Tinos. Me një lutje, shumë besim, asnjë hije dyshimi. Në Kishën “Ungjillëzimi i Perëndilindëses”, mrekullitë nuk rreshtin. Ikona e rrallë, e mbuluar nga diamantët dhe dhuratat e mirënjohjes dhe mirëbesimit nuk mahnit, por realizon. Nga mesazhi i parë që i dërgoi njerëzimit, në vitin 1821 nëpërmjet Mihalis Polizois, një banor i thjeshtë i Tinos, në hapat e murgeshës Pelagia një vit më pas, shërimin e gjithë banorëve të Tinos nga kolera, ndërtimin e tre tempujve fetarë përreth, e deri më sot, besimtarët e Virgjëreshës Mari numërohen në miliona, madje shumica prej tyre janë shtetas të vendeve me fe të ndryshme e madje ekstremë në kultet e tyre. Pelegrinët pushtojnë (me gjithë kuptimin e fjalës) portin dhe qendrën e ishullit në Pashkë e në festën e SHën Mërisë në 15 gusht, por vizitorë do të gjeni gjatë gjithë vitit. Ikona çudibërëse u zbulua në ditën e tre Hierarkëve, në 30 janar 1823, një festë e  madhe jo vetëm për ishullin e Tinos, por për gjithë Greqinë. Banorët e ishullit e falenderojnë për mbrojtjen nga otomania turke, madje është ndër të paktët ishuj që i rezistuan sulmit detar të turqve, si dhe për begatinë e harmoninë që gëzojnë prej shekujsh tashmë. Ndërsa pelegrinët për shërimin nga sëmundje pa kurë e shpresë, për realizmin e planeve të tyre pa dëmtuar të tjerët, për dhuratën e shenjtë të jetës së qetë e të lumtur. Virgjëresha Mari e Tinos është treguar shumë zemërgjerë me besimtarët e saj, shpëton nënën pas lindjes së vështirë, u fal shikimin të verbërve, hapat të paralizuarve, shpresën të dëshpëruarve... dëshmitë të regjistruara prej vitesh përbëjnë dhe mesazhin e Rilindjes së Ortodoksisë, së besimit ndaj Krishtërimit, Kristianizmit, sakrificës pafund për të mirën e njerëzimit. Mos harroni të mbushni paguren me ujin e shenjtë, i cili u zbulua pasi vetë Shën Mëria tregoi se ku dhe kur do të buronte. Po kështu, në hyrje të kompleksit fetar të ofrojnë qerinj të mëdhenj dhe të vegjël, me pagesën simbolike që ju dëshironi. Në hyrje të kishës “Ungjillëzimi i Perëndilindëses” do t’ju falin vajin e shenjtë dhe bukën e zotit. (Këshillë miqësore: mos nxitoni të blini “lambadat” në tregun drejt kishës, ofrohen të njëjtat dhe në hyrje të tempullit. Për ujin e bekuar, pajisuni me një shishe nga shtëpia juaj). Mos harroni të shikoni dhe zonën ku u zbulua ikona e shenjtë, në shekullin e 19-të. Kompleksi tashmë drejtohet nga një Fondacionit Fetar, krijuar nga zbuluesit dhe ndërtuesit e tempujve të shenjtë. Që nga dita e zbulimit të ikonës së Shën Mërisë Virgjëreshës së Tinos, festohet zyrtarisht data 30 janar, dita e Tre Hierarkëve, padronët e edukimit, artit dhe kulturës. Në vijim, aktivitetet kulturore dhe bamirëse janë zgjeruar, nën drejtimin e shtetit të Greqisë, nëpërmjet ministrisë së Financës dhe ministrisë së Arsimit. Disa nga financimet janë shkolla e pikturës, shkolla e muzikës bizantine, banda e ishullit e shumë e shumë të tjera.

next

back

 

 

Home | Γενικές πληροφορίες | Η ζωή της πόλης | Επαγγελματικός οδηγός | Τουριστικός οδηγός | Διασκέδαση | Περιβάλλον | Τεχνολογία | Διάφορα | Web design |Links |Επικοινωνία |Χάρτης του Site |Πείτε μας τη γνώμη σας


Copyright © 2003 Vincenzo Travel Agency. All rights reserved.
Web design
Vincenzo Family Hotel Rooms and accomodation in Tinos island, Cyclades, Greece