
Mikpritje dhe bujari e rrallë
Së fundi, nuk mund të mos referohem në mikpritjen e ngrohtë e bujare të pronarit dhe punonjësve të hotelit “Vincenzo”, në rrugën “25 Mars” 15, tel: 22830 25888 & 6944348888 , shumë afër qendrës së Tinos dhe kishës mrekulluese. Pronari, z. Janis Vidalis, i gëzuar për ardhjen tonë thekson krenar “mirësevini në hotelin tonë. Këtu NE flasim EDHE shqip” duke treguar dhe të rinjtë shqiptarë që janë të punësuar aty. Pak më pas do të rrëfente për punën e tyre dhe mirëmbajtjen sidomos të kopshtit. “Ke kënaqësi kur kalon përpara, shqiptarët janë punëtorë dhe e duan natyrën, lulet, tokën” thotë krenarë për miqtë e tij.
Mirëseardhje modeste, çlodhëse, me disa dhurata simbolike për të gjithë, suvenirë prej gurri të pikturuar dhe një libër me historinë e ishullit e të zbulimit të ikonës së shenjtë. Një ambjent i pastër dhe mikpritës, me njerëz të sjellshëm e buzëqeshje pa hipokrizi, punëtorë e korrektë. Në “Vincenzo” do të rikthehemi, sepse do të kemi gjithmonë dëshirë të pushojmë duke u ndjerë si në shtëpinë tonë...
next
back
|