Tinos photoalbum







Συκουτρής - Εστιατόρια - Fast Food

Τύπος - Γραφικές Τέχνες - Εκδόσεις - Διαφημιστικά




Panormos: limani i lashtë, prehje e shqiptarëve

Makinat drejtohen në majat më të larta të ishullit të Tinos. Destinacioni është limani i lashtë i Panormos, ose këndi tjetër i ishullit, një parajsë e vetmuar. Fshatrat e fshehur në brendësi të ishullit janë xhevaire të rrallë. Në hyrje të Pirgos, shtëpia e Janulis Halepas, skulptorit të famshëm (vizitoni Varrezën e Parë të Athinës, për të shijuar “bukuroshen e fjetur”), Triandaros, Mundadho –vendlindja e Ioanis Platis dhe vëllezërve Lambaki, piktorë e artistë me famë botërore- gurrët, më saktë shkëmbijtë e meteoritit të rrëzuar në ishull shekuj më parë e shumë pamje unike të papritura. Kristiana Luçi, rritur në Tino, sot studente në Juridik, tregohet një cicërone e mirëinformuar. Në bregun e fundit të Tinos, pronari i tavernës më të suksesshme është z. Murat Bermeta, me bashkëshorten e tij, Bajame Bermeta, ndërsa ndihmojnë dhe dy fëmijët e tyre, Sandrino 18 vjeç dhe Eva 10-vjeçare. U nisën për në Greqi në vitin 1994, fillimisht në Mikono, në 1998-ën në Tino e në vitin 2009 arritën të drejtojnë tavernën e tyre, me zanatin që prej vitesh ushtronin e zotëronin tashmë më së miri. Vërtet, nga 3-4 tavernat e rreshtuara, e patriotit tonë ka më shumë klientelë. “To limanaki” quhet dhe është vërtet një perlë e limanit të vogël, kaq paqësor në ditën e parë të prillit, me ushqimet e shumëllojshme e tepër të shijshme.

Të pranishëm në tryezë, Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, z. Dashnor Dervishi dhe nga këshilli i Bashkisë për këtë zonë, z. Francisko Kajiorgjis si dhe pjesëtarë të tjerë të pushtetit lokal. Nëse do të ndodheni në Tino, mos harroni t’i vizitoni dhe të provoni byrekun me djathë e erëza të znj. Bajame, më i shijshmi që kishim provuar ndonjëherë, si dhe asortimentet e ndryshme, me mish e peshk...

next

back





 

 

Home | Γενικές πληροφορίες | Η ζωή της πόλης | Επαγγελματικός οδηγός | Τουριστικός οδηγός | Διασκέδαση | Περιβάλλον | Τεχνολογία | Διάφορα | Web design |Links |Επικοινωνία |Χάρτης του Site |Πείτε μας τη γνώμη σας


Copyright © 2003 Vincenzo Travel Agency. All rights reserved.
Web design
Vincenzo Family Hotel Rooms and accomodation in Tinos island, Cyclades, Greece