Tinos photoalbum







Συκουτρής - Εστιατόρια - Fast Food

Τύπος - Γραφικές Τέχνες - Εκδόσεις - Διαφημιστικά




Takimi në Bashkinë e Tinos

“Harmonia e natyrës influencon në harmoninë e punës e sëbashku në jetesën harmonike të banorëve”

Rrezet e diellit, qielli i kthjellët dhe ajri i ngrohtë shoqërojnë dhe të hënën, 2 prill. Takimi i Ambasadorit të Shqipërisë, z. Dashnor Dervishi dhe kryetarit të Bashkisë së Tinos, z. Panajotis Krondiras zhvillohet në zyrën moderne të Bashkisë, me klimë të ngrohtë bashkëpunimi e mirënjohje reciproke. Gjatë takimit, z.Dervishi theksoi se:

“Në krahasim me ishujt e tjerë, në Tino është mjaft e dukshme puna e njeriut. Nëse e gjithë bota e njeh ishullin e Tinos për pelegrinazhet dhe kishën e Shën Mërisë, unë do të shtoja se Tinos duhet t’i bëjmë publicitet për historinë e punës së njeriut,  etike e brez pas brezi, për përpunimin me dorë të gurrit e mermerit, kaq i rrallë e madhështor. Ky ishull është shembulli më i mirë për të vërtetuar karakterin punëtor e të talentuar të popullit grek. Pas kësaj vizite e them me bindje se nuk do duhet të ishte i njohur vetëm për mrekullitë fetare, por edhe për punën e njerëzve, punën e vendasve në ndërtimin e shtëpive karakteristike, me mjeshtëri të rrallë në përpunimin e mermerit. Mendoj se janë me fat bashkatdhetarët e mi që për arsye të ndryshme ndodhen këtu. Prosperiteti, begatia, puna e mirë e popullit tuaj është reflektuar dhe në jetën e përditshme të ishullit. Mirëqënia, harmonia e natyrës influencon në harmoninë e punës e të dyja sëbashku influencojnë në harmoninë e ishullit. Nuk e di kush e ka krijuar këtë mrekulli, këtë harmoni midis jush, midis shqiptarëve, midis dy komuniteteve, nëse është kisha e Shën Mërisë apo puna e vetë njerëzve, por është një mrekulli. Këtu inaguruam shkollën e gjuhës shqipe, prandaj dhe sot dëshiroj të falenderoj Bashkinë e Tinos dhe nëpërmjet jush dhe qeverinë vendase, për mbështetjen në mësimin e gjuhës shqipe të fëmijëve shqiptarë në Greqi. Kemi një komunitet të konsiderueshëm, në raport me popullsinë vendase, që sipas përshtypjeve tona është i përshtatur më së miri. Shkolla shqipe, përveç se një element pozitiv për gjuhën amtare, besojmë se do të përbëjë dhe një urë ndërlidhëse mes dy vendeve fqinje. Të jeni të sigurt se kjo punë, kjo mbështetje e mirëkuptim që tregoni juve ndaj shqiptarëve këtu, do të jap frytet e veta në disa drejtime. Shqiptarët do të tregohen më punëtorë, më të gatshëm për mbarëvajtjen e punëve në ishull, si dhe në kontributin e marrëdhënieve miqësore të dy vendeve fqinjë. Këtë bashkëpunim ne mund edhe ta institucionalizojmë, duke krijuar binjakëzimin e dy qyteteve bregdetare, duke shkëmbyer vizita e promovuar më tej turizmin e dy vendeve.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Tinos, Panajotis Kunderas falenderoi z. Ambasador për vizitën si dhe shtoi se: “Jam dakort me juve, z. Ambasador, për sa thatë për ishullin tonë, është ndërtuar nga duart e njerëzve, me punë të ashpër e të vazhdueshme, por është edhe ishulli i artit dhe i kulturës, plus dhe karakteristikës sonë të veçantë, Kishës me famë të Shën Mërisë, “Evangjelistria”. Në Tino, pavarësisht krizës ekonomike, kemi akoma një komunitet të madh shqiptarësh. Duhet të pranojmë se janë njerëzit që kanë mbështetur realisht ekonominë e ishullit, sidomos në periudhat e vështira e me shumë punë, për ndërtimin e ishullit. Kemi shtetas shqiptarë që jetojnë këtu prej vitesh, janë integruar mjaft mire e kemi siguruar një bashkëjetesë harmonike për të dyja palët edhe pse është komuniteti më i madh i të huajve në ishull. Përsa i përket shkollës, Veronika erdhi shumë dinamike dhe entuziaste në zyrën time, nuk më la asnjë shkak dhe mundësi të mos e realizojmë kërkesën e saj. Veronika jetonte me këtë dëshirë, por dhe ne u kujdesëm që të gjitha veprimet e aktet në lidhje me këtë inisiativë të realizohen me miratimin e plotë të pushtetit lokal dhe të ministrisë së Arsimit, faktor mjaft pozitiv për të gjithë, e që në vijim është përqafuar ngrohtë nga komuniteti shqiptar këtu. Prezenca juaj në ishullin tonë është me shumë vlerë për pushtetin lokal, komunitetin vendas e komunitetin shqiptar, për ishullin në tërësi. Jemi të hapur për çdo bashkëpunim, jemi të devotshëm pasi besoj se lidhjet mes dy popujve tanë janë ekzistuese dhe të pashmangshme. Ky është dhe një fakt, një ngjarje që na detyron të jemi akoma më pozitivë ndaj një bashkëpunimi të mëtejshëm. E njohim emigrimin, edhe grekët kanë emigruar prej vitesh në vendet perëndimore. Ja dhe një arsye më tepër që ne, si Bashkia e Tinos të përpiqemi të jemi afër komunitetit shqiptar, të ndjehen mirë e lirshëm e t’i mbështesim në nevojat e kërkesat e tyre...” thekson z. Panajotis Krondiras. 

Historia e ishullit, nëpërmjet kartave postale të 100-vjeçarit të fundit kalon në duart e Ambasadorit të Shqipërisë në Greqi, z. Dashnor Dervishi.

next

back




 

 

Home | Γενικές πληροφορίες | Η ζωή της πόλης | Επαγγελματικός οδηγός | Τουριστικός οδηγός | Διασκέδαση | Περιβάλλον | Τεχνολογία | Διάφορα | Web design |Links |Επικοινωνία |Χάρτης του Site |Πείτε μας τη γνώμη σας


Copyright © 2003 Vincenzo Travel Agency. All rights reserved.
Web design
Vincenzo Family Hotel Rooms and accomodation in Tinos island, Cyclades, Greece