Tinos photoalbum







Συκουτρής - Εστιατόρια - Fast Food

Τύπος - Γραφικές Τέχνες - Εκδόσεις - Διαφημιστικά






Vizitoni Tinos

Populli thotë se “fjalët e shumta janë fukarrallëk”. Gjatë vizitës në Tino folëm pak sepse... mbetëm me gojë hapur. Besonim (pa besim mos u nis në ishullin e mrekullive) se do të ishte një tjetër ishull i Cikladeve, me hijeshinë e kaltër dhe gëlqeren e bardhë. Duhet të shtonin se kur ecën nëpër kalldrëme, mënyra sesi drita e diellit përkëdhel shtëpitë të jep idenë se ndodhesh në një pikturë, kombinim i artit perëndimor dhe lindor... Në fotografi do të shikoni shumë pak, sepse dëshironim të shijonim pamjen dhe jo dritaren e vogël të aparatit fotografik. Por kur të ndodheni aty, mos harroni të shikoni vetë: kishat që shkëlqejnë si diamantë, mullinjtë e erës në kodrat e zbrazura, shtëpitë me një dritare të vogël ndërmjet dy kateve, të punuar me simbole gjeografike, pa përjashtim, e të gjitha sa qëndrojnë në këmbë, ndërtuar nga dora e njeriut. Nëse nuk keni makinën tuaj, merrni një me qira, ndiqni itinerarin nëpërmjet tabelave dhe shëtisni të gjithë ishullin, ndaloni nëpër fshatrat piktoreskë, vizitoni shtëpitë muze të piktorëve, skulptorëve, artistëve të famshëm (Januli Halepa, Nikiforos Litra, Dhimitris Filipotis, Janis Gaitis) - janë ata që ndërtuan Athinë neoklasike, pallatet e pakta e të bukura të kryeqytetit helen- mahnituni nga meteoritët që kanë qëlluar me furi tokën e brishtë të ishullit vite më parë, provoni shijet tradicionale të domateve të thata, djathit e omeletës me mish të tymosur derri (diçka e tillë, shumë e veçantë), lozni me macet në limanin e Panormos, vizitoni patriotin tonë Murat Bermetën në tavernën “to Limanaki”, braktisni ankthin dhe kthehuni në botën e egër të qytetit më të gjallë e të qetë se kurrë!

 


 

 

Home | Γενικές πληροφορίες | Η ζωή της πόλης | Επαγγελματικός οδηγός | Τουριστικός οδηγός | Διασκέδαση | Περιβάλλον | Τεχνολογία | Διάφορα | Web design |Links |Επικοινωνία |Χάρτης του Site |Πείτε μας τη γνώμη σας


Copyright © 2003 Vincenzo Travel Agency. All rights reserved.
Web design
Vincenzo Family Hotel Rooms and accomodation in Tinos island, Cyclades, Greece